Maqedonci: Buxheti për mbrojtjen në vitin 2027 arrin mbi 224 milionë euro, më i larti në histori

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se buxheti për mbrojtjen e Republikës së Kosovës për vitin 2027 është planifikuar të jetë 224 milionë e 168 mijë e 705 euro. Përmes një postimi, Maqedonci ka theksuar se ky është buxheti më i lartë në historinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës,…

Lajme

10/11/2026 18:43

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se buxheti për mbrojtjen e Republikës së Kosovës për vitin 2027 është planifikuar të jetë 224 milionë e 168 mijë e 705 euro.

Përmes një postimi, Maqedonci ka theksuar se ky është buxheti më i lartë në historinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, përmes këtij buxheti do të vazhdojnë investimet në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Përmes këtij buxheti, do të vazhdojnë investimet në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, furnizimin me pajisje dhe sisteme moderne ushtarake, ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe zhvillimin e infrastrukturës mbrojtëse”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka bërë të ditur se këto investime synojnë forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe avancimin e mëtejmë të FSK-së./lajmi.net/