Presidentja Shiroka Pula pret në takim një delegacion të RrGK-së, flasin për sigurinë dhe të drejtat e grave

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula ka pritur në takim një delegacion të Rrjetit të Grave të Kosovës, të kryesuar nga Nermin Mahmuti, Kryetare e Bordit të RrGK-së. Përfaqësueset e RrGK-së e kanë uruar Presidenten për detyrën dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të grave. “Në takim u diskutua për…

Lajme

09/11/2026 13:07

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula ka pritur në takim një delegacion të Rrjetit të Grave të Kosovës, të kryesuar nga Nermin Mahmuti, Kryetare e Bordit të RrGK-së.

Përfaqësueset e RrGK-së e kanë uruar Presidenten për detyrën dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të grave.

“Në takim u diskutua për masat konkrete që duhet të ndërmerren për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vrasjeve të tyre. Përfaqësueset e RrGK-së propozuan përfshirjen e femicidit në Kodin Penal, fuqizimin e mekanizmave për mbrojtjen e viktimave, fuqizimin ekonomik, si dhe rritjen e buxhetit për punëtorët socialë dhe shërbimet e specializuara për mbrojtjen e grave. Presidentja Shiroka Pula vlerësoi rëndësinë e punës së RrGK-së dhe të organizatave të shoqërisë civile në adresimin e dhunës ndaj grave. Ajo shprehu gatishmërinë për të mbështetur përpjekjet e tyre, duke theksuar nevojën për veprime konkrete, koordinim institucional dhe angazhim të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë dhe të drejtat e grave”, ka shkruar Presidenca. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: