Seanca e Kuvendit mbahet të enjten në orën 10:00
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka bërë të ditur se seanca e radhës do të mbahet të enjten. Ajo tha se, përveç pikave të rregullta të rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë katër marrëveshje ndërkombëtare nga fusha e drejtësisë. Në vazhdim të seancës, sipas…
Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka bërë të ditur se seanca e radhës do të mbahet të enjten.
Ajo tha se, përveç pikave të rregullta të rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë katër marrëveshje ndërkombëtare nga fusha e drejtësisë.
Në vazhdim të seancës, sipas saj, është paraparë interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Po ashtu, deputetët do të trajtojnë edhe mocionin përmbajtjesor lidhur me çështjen e energjisë.
“Seanca e radhës do të mbahet ditën e enjte, më 12 nëntor, në fillim nga ora 10:00. Përveç pikave të rregullta, që janë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, do të shqyrtohen edhe katër marrëveshje ndërkombëtare që kaluan sot në Komisionin për Legjislacion. Janë katër marrëveshje nga fusha e drejtësisë dhe pas këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare është interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, e iniciuar nga PDK-ja. Pastaj edhe mocioni përmbajtjesor për trajtimin e çështjes së energjisë”, shtoi ajo.