Haradinaj përkujton ushtarët britanikë të rënë: Sakrifica e tyre nuk harrohet

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të mbajtur në sheshin “Edith Durham” në Prishtinë, në nderim të të rënëve britanikë. Ai ka shprehur respekt të veçantë për ushtarët britanikë që kanë humbur jetën në Kosovë, duke vlerësuar sakrificën e tyre për paqen dhe lirinë. Postimi i plotë: Sot, në përkujtim…

Lajme

08/11/2026 12:33

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të mbajtur në sheshin “Edith Durham” në Prishtinë, në nderim të të rënëve britanikë.

Ai ka shprehur respekt të veçantë për ushtarët britanikë që kanë humbur jetën në Kosovë, duke vlerësuar sakrificën e tyre për paqen dhe lirinë.

Postimi i plotë:

Sot, në përkujtim të heronjve që kanë dhënë gjithçka për paqen dhe lirinë, në sheshin “Edith Durham” të kryeqytetit, u bashkuam me aleatët tanë strategjikë në nderim të Aktit të Përkujtimit.

Në këtë ditë, kur Britania e Madhe dhe Commonwealth-i kujtojnë të rënët që nga Lufta e Parë Botërore, shprehëm respektin tonë të thellë për sakrificën e luftëtarëve britanikë.

Përkulemi me nderim para sakrificës së të gjithë të rënëve britanikë, veçanërisht të atyre që kanë rënë në Kosovë.