Moti sot, ja parashikimi i Institutit Hidrometeorologjik
Sot në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale diellore. Në disa zona të ulëta parashihet të paraqitet dukuria e mjegullës. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të zbresin nga -4 deri në -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të shënojnë vlera nga 8 deri në 12 gradë…
Lajme
Sot në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale diellore. Në disa zona të ulëta parashihet të paraqitet dukuria e mjegullës.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të zbresin nga -4 deri në -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të shënojnë vlera nga 8 deri në 12 gradë celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–3 metra për sekondë, transmeton KosovaPress.
Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe temperatura më të buta gjatë ditës.