Pamje të frikshme nga Polonia | Qytetarët duke vrapuar nën zhurmën e plumbave

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe rreth 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qendrën historike të Krakovit, në Poloni. Lajmi është konfirmuar nga policia, e cila ka bërë të ditur se sulmi u krye nga një person i armatosur. Pamjet e publikuara në rrjetet…

Bota

07/11/2026 21:46

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe rreth 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qendrën historike të Krakovit, në Poloni. Lajmi është konfirmuar nga policia, e cila ka bërë të ditur se sulmi u krye nga një person i armatosur.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet e panikut, ku qytetarë të shumtë shihen duke vrapuar për t’u larguar nga zona, ndërsa në sfond dëgjohen krisma armësh, transmeton lajmi.net.

Në videot e shpërndara shihen edhe automjete që kalojnë nëpër zonën ku ndodhi sulmi, në kohën kur qyteti ishte përfshirë nga kaosi.

Ndërkaq, pamjet pas ngjarjes tregojnë ndërhyrjen e ekipeve emergjente, xhama të thyer dhe karrige të përmbysura në vendin e ngjarjes.

Mbi qendrën e Krakovit është vërejtur edhe një helikopter, ndërsa forcat e rendit dhe ekipet emergjente po vazhdojnë operacionin.

Autoritetet polake janë duke zhvilluar hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivin e sulmit./lajmi.net/