Të mbështjella me folie alumini, mbi gjysmë kilogrami drogë sekuestrohet në disa vetura në Prishtinë – Prokuroria jep detaje
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se tre persona janë ndaluar nën dyshimin për blerje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Gjatë kontrollit të automjeteve të tyre, në rrugën “Gazmend Zajmi”, janë sekuestruar mbi 500 gramë substanca të dyshuara narkotike, të llojit kokainë dhe marihuanë. Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 6…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se tre persona janë ndaluar nën dyshimin për blerje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Gjatë kontrollit të automjeteve të tyre, në rrugën “Gazmend Zajmi”, janë sekuestruar mbi 500 gramë substanca të dyshuara narkotike, të llojit kokainë dhe marihuanë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 6 nëntor, rreth orës 21:00, kur në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, janë kontrolluar automjetet e tre personave të dyshuar, transmeton lajmi.net.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar sasi të ndryshme të substancave të dyshuara narkotike, të paketuara dhe të mbështjella me folie alumini.
Tre personat me inicialet L.H., L.XH. dhe F.M. dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Prokuroria bën të ditur se ekzistojnë dyshime fillestare se substancat e sekuestruara ishin destinuar për shitje dhe shpërndarje.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë në Gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, në koordinim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë angazhimin në luftimin e veprimtarive të kundërligjshme që lidhen me narkotikët./lajmi.net/