Vazhdon aksioni për largimin e deponive ilegale në Pejë, pastrohen Qyshku dhe Loxha
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se po vazhdon aksioni për largimin e deponive ilegale të mbeturinave në komunën e Pejës. Përmes një postimi, Pacolli ka njoftuar se në fshatrat Qyshk dhe Loxhë po realizohet faza e dytë e këtij aksioni, me synim përmirësimin e gjendjes mjedisore dhe krijimin…
Lajme
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se po vazhdon aksioni për largimin e deponive ilegale të mbeturinave në komunën e Pejës.
Përmes një postimi, Pacolli ka njoftuar se në fshatrat Qyshk dhe Loxhë po realizohet faza e dytë e këtij aksioni, me synim përmirësimin e gjendjes mjedisore dhe krijimin e hapësirave më të pastra për qytetarët.
Ajo ka apeluar te qytetarët që të mos hedhin mbeturina në hapësira publike dhe të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit.
“Bashkë e bëjmë Kosovën të pastër e të shëndetshme!”, ka shkruar Pacolli.