12-vjeçari sulmohet nga qentë në Podujevë, dy gra dyshohet se penguan policinë – njëra sulmoi zyrtaren policore

Një fëmijë 12-vjeçar është sulmuar nga disa qen në Podujevë, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë dy gra dyshohet se kanë penguar zyrtarët policorë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 6 nëntor 2026, rreth orës 16:20, raporton lajmi.net Pas sulmit nga qentë, 12-vjeçari është dërguar për trajtim mjekësor. Gjatë hetimit të rastit,…

Lajme

07/11/2026 09:21

Një fëmijë 12-vjeçar është sulmuar nga disa qen në Podujevë, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë dy gra dyshohet se kanë penguar zyrtarët policorë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 6 nëntor 2026, rreth orës 16:20, raporton lajmi.net

Pas sulmit nga qentë, 12-vjeçari është dërguar për trajtim mjekësor.

Gjatë hetimit të rastit, policia ka shkuar në një shtëpi ku dyshohej se ndodheshin qentë, por aty është përballur me rezistencën e dy grave. Njëra prej tyre dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtare policore.

Gjatë intervistimit, të dyshuarat kanë mohuar se qentë janë të tyre, duke deklaruar se bëhet fjalë për qen endacakë.

Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti për pengim të personit zyrtar dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, ndërsa dy të dyshuarat janë liruar./Lajmi.net/