Dy gra dyshohet se u ngacmuan seksualisht në Lipjan, arrestohet një burrë

Një burrë është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht dy gra. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 6 nëntor 2026, raporton lajmi.net Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Ngacmim seksual”. Me vendim të prokurorit, i…

Lajme

07/11/2026 08:57

Një burrë është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht dy gra.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 6 nëntor 2026, raporton lajmi.net

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/