“Krejt femnat shqiptare janë çu kundër teje, se je hi si feministe” – Jona përballet vajzën që dyshohet se e bullizoi
Jona, banorja e Big Brother VIP Kosova 5, është përballur me akuza të shumta për bullizim dhe komente fyese ndaj disa personave. Gjatë Prime-it, kjo çështje mori një tjetër dimension, pasi dy nga vajzat që kishin reaguar publikisht ndaj saj erdhën për t’u përballur me Jonën: njëra përmes lidhjes direkte, ndërsa tjetra u paraqit në…
ShowBiz
Jona, banorja e Big Brother VIP Kosova 5, është përballur me akuza të shumta për bullizim dhe komente fyese ndaj disa personave.
Gjatë Prime-it, kjo çështje mori një tjetër dimension, pasi dy nga vajzat që kishin reaguar publikisht ndaj saj erdhën për t’u përballur me Jonën: njëra përmes lidhjes direkte, ndërsa tjetra u paraqit në shtëpinë më të madhe në vend.
Në shtëpi, Jona u përball me Lejlën, e cila i shprehu hapur pakënaqësitë e saj lidhur me deklaratat dhe veprimet e banores.
“Arsyeja pse krejt femnat shqiptare janë çu qitash është për shkak se ti je hi si feministe aktiviste. Këto na kanë prek neve… Atëherë s’kom mujt me ngrit zanin…”, u shpreh Lejla.