Një thirrje për solidaritet në Pejë: Kërkohet një banesë për një vajzë 27-vjeçare dhe babanë e saj
Një histori e dhimbshme, por edhe një thirrje për humanizëm dhe solidaritet, është bërë publike nga gazetarja Saranda Bujupi Rama. Një vajzë 27-vjeçare, e cila kujdeset për babanë e saj me probleme të shumta shëndetësore, ka nevojë urgjente për një strehim të sigurt. Aktualisht, ata jetojnë në një shtëpi të vjetër që rrezikon të shembet,…
Lajme
Një histori e dhimbshme, por edhe një thirrje për humanizëm dhe solidaritet, është bërë publike nga gazetarja Saranda Bujupi Rama.
Një vajzë 27-vjeçare, e cila kujdeset për babanë e saj me probleme të shumta shëndetësore, ka nevojë urgjente për një strehim të sigurt. Aktualisht, ata jetojnë në një shtëpi të vjetër që rrezikon të shembet, pa energji elektrike dhe pa ujë.
Përmes një postimi në Facebook, Saranda Bujupi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të Pejës që të ndihmojnë në gjetjen e një banese të vogël për dy persona, me një çmim sa më modest.
Sipas thirrjes, falë ndihmës së disa miqve janë siguruar tashmë paratë për 3-4 muajt e parë të qirasë, por nevojitet mbështetje edhe për muajt e ardhshëm.
Kërkohet një banesë ku kjo vajzë dhe babai i saj të mund të jetojnë të sigurt, në kushte më të mira dhe me dinjitet, sidomos gjatë muajve të ftohtë të dimrit.
Të gjithë ata që mund të kontribuojnë me banesë apo ndihmë financiare mund të kontaktojnë Rina Zekën dhe Aulona Ukajn.