Një muaj paraburgim për tre të dyshuar për krim të organizuar, mashtrim dhe ndërhyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për tre të pandehur, me inicialet M.P., I.H. dhe F.Z., të dyshuar për kryerjen e katër veprave penale. Sipas njoftimit të gjykatës, ata dyshohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, mashtrim, hyrje të paautorizuar kompjuterike dhe mashtrim kompjuterik. Vendimi është marrë pas…
Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për tre të pandehur, me inicialet M.P., I.H. dhe F.Z., të dyshuar për kryerjen e katër veprave penale.
Sipas njoftimit të gjykatës, ata dyshohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, mashtrim, hyrje të paautorizuar kompjuterike dhe mashtrim kompjuterik.
Vendimi është marrë pas seancës dëgjimore, me ç’rast gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit.
Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku i ikjes së të pandehurve, ndikimit në dëshmitarë dhe prova, si dhe përsëritjes së veprave penale apo kryerjes së veprave të tjera./Lajmi.net/