Pas më shumë se një viti në burgjet serbe, lirohet Behar Preniqi
Behar Preniqi është liruar nga burgu në Serbi, pas më shumë se një viti qëndrimi në paraburgim, duke i dhënë fund pritjes së gjatë të familjarëve të tij për kthimin në shtëpi. Lajmin për lirimin e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku kanë ndarë gëzimin për…
Lajme
Behar Preniqi është liruar nga burgu në Serbi, pas më shumë se një viti qëndrimi në paraburgim, duke i dhënë fund pritjes së gjatë të familjarëve të tij për kthimin në shtëpi.
Lajmin për lirimin e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku kanë ndarë gëzimin për këtë zhvillim dhe emocionet për rikthimin e tij në mesin e familjes, transmeton lajmi.net.
“Ditë feste për familjen tonë, lirohet nga burgu i Serbisë vëllai ynë, Behar Preniqi. E presim me padurim ardhjen e tij”, kanë shkruar familjarët.
Preniqi ishte arrestuar më 5 gusht 2025 nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Bajakovës, në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë, teksa po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës.
Arrestimi i tij ishte bërë nën pretendimet se kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pretendime të cilat në atë kohë ishin mohuar nga një familjare e tij.
Lirimi i Preniqit shënon fundin e një periudhe të gjatë pritjeje për familjen e tij, e cila tashmë pret rikthimin e tij në shtëpi./lajmi.net/