Fejza: Republika ka obligim t’i mbrojë të gjithë të dënuarit e shkallës së parë në Hagë
Deputetja e LVV-së, Arjeta Fejza, ka kërkuar që institucionet e vendit t’u dalin në ndihmë ish-krerëve të UÇK-së, të dënuar në shkallën e parë në Gjykatën e Hagës. Nga foltorja e Kuvendit, Fejza tha se duhet të tejkalohen dallimet politike pasi Republika, sipas saj, ka përgjegjësi që t’i mbrojë të gjithë ata. “Ne e kundërshtojmë…
Lajme
Deputetja e LVV-së, Arjeta Fejza, ka kërkuar që institucionet e vendit t’u dalin në ndihmë ish-krerëve të UÇK-së, të dënuar në shkallën e parë në Gjykatën e Hagës.
Nga foltorja e Kuvendit, Fejza tha se duhet të tejkalohen dallimet politike pasi Republika, sipas saj, ka përgjegjësi që t’i mbrojë të gjithë ata.
“Ne e kundërshtojmë aktgjykimin e shkallës së parë. Ai, përveçse është i padrejtë, është edhe i pasaktë deri në absurd. Në apel duhet të shqyrtohet secili kundërshtim i mbrojtjes. Në veçanti duhet të shqyrtohen provat mbi të cilat trupi gjykues e ka lidhur secilin prej të dënuarve me qëllimin e përbashkët kriminal që ka konstatuar”.
“Nga kjo foltore, i shprehim solidaritetin tonë Rexhep Selimit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e familjarëve të tyre. Përtej dallimeve tona politike, Republika ka përgjegjësi që t’i mbrojë me çdo ligjor të drejtat e secilit prej tyre në apel, dhe siç tha Rexha në Hagë, kurdo që kthehen, do të kthehen në Kosovën e lirë për të cilën luftuan”, deklaroi deputetja e LVV-së.