Presidentja takohet me ministrin e Jashtëm të Zvicrës, ai rikonfirmon se do të jenë përkrah Kosovës edhe në të ardhmen

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues i OSBE-së, Ignazio Cassis. Gjatë takimit Presidentja Shiroka Pula ka potencuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke e falënderuar ministrin Cassis për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për Kosovën. Ajo ka theksuar rëndësinë e…

Lajme

05/11/2026 13:05

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues i OSBE-së, Ignazio Cassis.

Gjatë takimit Presidentja Shiroka Pula ka potencuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke e falënderuar ministrin Cassis për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për Kosovën. Ajo ka theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve ekonomike, rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe shtimit të prezencës së investimeve zvicerane në Kosovë.

“Presidentja vlerësoi bilancin e mirë tregtar ndërmjet dy vendeve, duke theksuar se ekziston potencial për ta rritur edhe më tej atë, nëpërmjet mundësive që ofron EFTA. Presidentja theksoi gjithashtu nevojën për vazhdimin e mbështetjes së Zvicrës në fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Në këtë kontekst, Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e mërgatës shqiptare, e cila kontribuon aktivisht në Zvicër dhe përbën një urë të fuqishme lidhëse ndërmjet dy shteteve”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ajo ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e kontingjentit zviceran të KFOR-it në Kosovë që nga viti 1999.

“Nga ana e tij, ministri Cassis rikonfirmoi se Zvicra do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovës edhe në të ardhmen, duke shprehur mbështetjen e tij edhe për Presidenten Shiroka Pula”, thuhet gjithashtu në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: