Aksion kundër lojërave të fatit në tri komuna, Prokuroria dhe Policia ndërhyjnë në disa lokacione
Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion kundër veprimtarive të kundërligjshme të lojërave të fatit në tri komuna të vendit: Prizren, Suharekë dhe Dragash. Operacioni është shtrirë në disa lokacione, ku autoritetet kanë ndërhyrë për të ndaluar aktivitetet e paligjshme të lojërave të fatit. Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion kundër veprimtarive të kundërligjshme të lojërave të fatit në tri komuna të vendit: Prizren, Suharekë dhe Dragash.
Operacioni është shtrirë në disa lokacione, ku autoritetet kanë ndërhyrë për të ndaluar aktivitetet e paligjshme të lojërave të fatit.
Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka konfirmuar për Lajmi.net se aksioni është drejt përfundimit.
Deri më tani, institucionet nuk kanë bërë të ditura rezultatet e operacionit, ndërsa detaje të tjera pritet të publikohen pas përfundimit të tij./lajmi.net/