​Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, njëri në Prishtinë, tjetri në Viti

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve të realizuara në terren, ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Prishtinës dhe në një tjetër në komunën e Vitisë. Vendimet për ndalimin e punimeve janë marrë pas konstatimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP). “Punimet do…

Lajme

04/11/2026 21:29

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve të realizuara në terren, ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Prishtinës dhe në një tjetër në komunën e Vitisë.

Vendimet për ndalimin e punimeve janë marrë pas konstatimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP).

“Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës.”, thuhet në njoftim.