Ndryshimi i pushtetit në Serbi, arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste, Igor Zhmiric – dyshohet për keqtrajtim të studentëve

Komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ) të Serbisë, Igor Zhmiric, është arrestuar të martën në Beograd, në kuadër të një aksioni të zhvilluar nga autoritetet serbe. Sipas mediumit serb Nova.rs, arrestimi është kryer me urdhër të Prokurorisë së Parë Themelore në Beograd, ndërsa Zhmiric është njëri nga pesë personat e ndaluar gjatë operacionit të inspektorëve…

Lajme

04/11/2026 19:40

Komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ) të Serbisë, Igor Zhmiric, është arrestuar të martën në Beograd, në kuadër të një aksioni të zhvilluar nga autoritetet serbe.

Sipas mediumit serb Nova.rs, arrestimi është kryer me urdhër të Prokurorisë së Parë Themelore në Beograd, ndërsa Zhmiric është njëri nga pesë personat e ndaluar gjatë operacionit të inspektorëve të Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton lajmi.net.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe katër persona, ish-pjesëtarë dhe pjesëtarë aktualë të Njësisë për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve (JZO).

Të dyshuarit lidhen me ndërhyrjet e policisë gjatë korrikut dhe gushtit të vitit 2025 në bulevardin “Kralja Aleksandra”, afër Fakultetit Juridik në Beograd. Gjatë këtyre aksioneve, disa studentë u lënduan dhe u arrestuan.

Një nga ndërhyrjet përfshinte edhe hyrjen e policisë në ambientet e Fakultetit Juridik, veprim që ngriti shqetësime për cenimin e autonomisë universitare.

Zhmiric ishte përballur më herët me kallëzim penal, nën dyshimet për përfshirje në arrestimin dhe keqtrajtimin e studentëve dhe qytetarëve gjatë protestës së 14 gushtit 2025.

Ai kishte shërbyer në disa struktura të sigurisë serbe, përfshirë Njësinë për Operacione Speciale (JSO), Xhandarmërinë dhe Njësinë Kundër Terrorizmit. Më pas, kishte qenë zëvendëskomandant i Njësisë për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve.

Pas shkarkimit të Spasoje Vuleviqit, Zhmiric ishte emëruar në krye të Njësisë Speciale Antiterroriste.

Sipas Nova.rs, arrestimet janë pjesë e hetimeve për dyshimet mbi keqtrajtimin e studentëve dhe qytetarëve gjatë protestave në Serbi./lajmi.net/