Presidentja Shiroka-Pula dekoron gjeneralin amerikan me Medaljen Presidenciale Ushtarake për kontributin në zhvillimin e FSK-së

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka dekoruar gjeneralin amerikan Steven Osborn, Adjutant të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowas, me Medaljen Presidenciale Ushtarake të Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit të Presidencës, dekorata iu nda gjeneralit Osborn në shenjë mirënjohjeje për lidershipin e tij, kontributin në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe forcimin e partneritetit…

Lajme

04/11/2026 17:03

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka dekoruar gjeneralin amerikan Steven Osborn, Adjutant të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowas, me Medaljen Presidenciale Ushtarake të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Presidencës, dekorata iu nda gjeneralit Osborn në shenjë mirënjohjeje për lidershipin e tij, kontributin në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe forcimin e partneritetit ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë ceremonisë, Shiroka-Pula theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, i cili për 15 vjet ka ndihmuar në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së përmes trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

Ajo shprehu mirënjohje për përkushtimin e gjeneralit Osborn dhe mbështetjen e tij në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Presidentja theksoi gjithashtu se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet strategjik për Kosovën dhe është ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta.

Sipas saj, miqësia dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në të ardhmen. /Lajmi.net/