Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, hapet konkursi për drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës
Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, është hapur konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të këtij institucioni. Hoxha dha dorëheqje më 30 tetor, ndërsa vendimi i tij u pranua nga kryeministri Albin Kurti, i cili caktoi Fehmi Hotin ushtrues detyre të drejtorit të Përgjithshëm të…
Lajme
Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, është hapur konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të këtij institucioni.
Hoxha dha dorëheqje më 30 tetor, ndërsa vendimi i tij u pranua nga kryeministri Albin Kurti, i cili caktoi Fehmi Hotin ushtrues detyre të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Hapja e konkursit vjen pas largimit të Hoxhës, i cili në letrën e dorëheqjes e cilësoi vendimin si dorëheqje morale, pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.
Detajet për kriteret e konkursit, afatin e aplikimit dhe kushtet për kandidatët janë në shpalljen zyrtare. /Lajmi.net/