Vrasja e Arlinda Zekajt, protesta në Prishtinë vazhdon me thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale
Protesta në Prishtinë, e organizuar në reagim ndaj vrasjes së Arlinda Zekajt, po vazhdon edhe sot, me qytetarë që kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse. Protestuesit po shprehin revoltën e tyre përmes thirrjeve “Arlinda nuk u mbrojt nga shteti” dhe “Ata njerëz kanë me u përgjigj”, duke kërkuar që të gjithë zyrtarët që mund…
Lajme
Protesta në Prishtinë, e organizuar në reagim ndaj vrasjes së Arlinda Zekajt, po vazhdon edhe sot, me qytetarë që kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse.
Protestuesit po shprehin revoltën e tyre përmes thirrjeve “Arlinda nuk u mbrojt nga shteti” dhe “Ata njerëz kanë me u përgjigj”, duke kërkuar që të gjithë zyrtarët që mund të kenë dështuar në përmbushjen e detyrave të tyre të mbajnë përgjegjësi, transmeton lajmi.net.
Kjo protestë vjen pas rastit tragjik të Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar ndihmë nga Policia për të raportuar dhunën në familje, para se të vritej.
Pjesëmarrësit kërkojnë që rasti të mos përfundojë vetëm me reagime publike, por të shoqërohet me hetime të hollësishme dhe masa konkrete ndaj secilit zyrtar që mund të ketë neglizhuar përgjegjësitë e tij./lajmi.net/