Pesë të arrestuar dhe mbi 37 kg heroinë të sekuestruar, u.d. i kryeprokurorit të Speciales jep detaje: Rezultat i një hetimi të nisur së fundmi
Prokuroria Speciale e Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe AKI-në kanë realizuar një aksion kundër narkotikëve. Në lidhje me këtë, detaje në një konferencë për media ka dhënë ushtruesi e detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca. Ai ka thënë se në aksionin e realizuar mbrëmë janë arrestuar pesë persona, dy nga ta…
Lajme
Prokuroria Speciale e Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe AKI-në kanë realizuar një aksion kundër narkotikëve.
Në lidhje me këtë, detaje në një konferencë për media ka dhënë ushtruesi e detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca.
Ai ka thënë se në aksionin e realizuar mbrëmë janë arrestuar pesë persona, dy nga ta ishin shtetas të huaj dhe janë sekuestruar mbi 37 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.
“Ky aksion është rezultat i një hetimi të filluar sëfundmi mbi bazën e informaiconeve të siguruara nga AKI, falë profesionalizmit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, hetimi është konkretizuar me këtë rezultat brenda një afati rekord. Dua të falenderoj të gjithë të angazhuarit në këtë aksion që me profesionalizëm dhe përgjegjësi kanë ruajtur konfidencialitetin e hetimit që ishte kyç për suksesin e këtij aksioni”, ka thënë Paca para mediave.
Ai ka thënë se prokuroria Speciale do të luftoj pa kompromis krimin e organizuar dhe trafikimin e narkotikëve pavarësisht se kush qëndron prapa tyre.
“Në këtë përballje, prokurorët dhe hetuesit do të kenë mbështetjen time të plotë për zbatimin e ligjit dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë. Meqenëse jemi ende në fazën fillestare të hetimit, bëj thirrje për kujdes dhe përmbajtje të ndarjes publike të informacioneve në lidhje me këtë rast. Në këtë fazë është në interes të përbashkët që komunikimi publik të jetë i koordinuar dhe të mos cenoj hetimet dhe veprimet që priten të ndërmerren në të ardhmen”, ka shtuar Paca. /Lajmi.net/