Macron i dërgon letër urimi presidentes Justina Shiroka Pula: Franca mbështet perspektivën evropiane të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me rastin e marrjes së detyrës. Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, Macron i ka përcjellë Shiroka Pulës urimet më të përzemërta, duke shprehur shpresën se zgjedhja e saj do të kontribuojë në rifillimin e përparimit të Kosovës…

Lajme

04/11/2026 12:40

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me rastin e marrjes së detyrës.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, Macron i ka përcjellë Shiroka Pulës urimet më të përzemërta, duke shprehur shpresën se zgjedhja e saj do të kontribuojë në rifillimin e përparimit të Kosovës drejt perspektivës evropiane.

Në letrën e tij, presidenti francez ka rikujtuar takimin me kryeministrin Albin Kurti në Paris, në mars të këtij viti, si dhe partneritetin historik ndërmjet Francës dhe Kosovës.

Macron ka përmendur gjithashtu vizitën e ministrit të deleguar për Evropën në Kosovë, gjatë muajit korrik, e cila, sipas tij, mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të reja ndërmjet dy vendeve.

Ndër të tjera, presidenti francez ka theksuar rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke riafirmuar mbështetjen e Francës për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. /Lajmi.net/