Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Kosovë. Sot do tq japë dëshminë e saj, Zejnie Morina raporton lajmi.net Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të ngritur më 17 dhjetor 2025, Morina akuzohet se gjatë viteve 1998-1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të…

Lajme

04/11/2026 11:02

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Kosovë.

Sot do tq japë dëshminë e saj, Zejnie Morina raporton lajmi.net

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të ngritur më 17 dhjetor 2025, Morina akuzohet se gjatë viteve 1998-1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasje, dëbime, keqtrajtime dhe plaçkitje të popullsisë civile shqiptare në fshatin Burim të Malishevës.

Në pikën e parë të aktakuzës, ai ngarkohet për vrasjen e 34 civilëve shqiptarë më 31 mars 1999, në vendin e quajtur “Vrella e Mihillit”.

Sipas prokurorisë, rreth 1 mijë civilë ishin strehuar në këtë zonë, kur forcat serbe ndanë 35 burra nga gratë dhe fëmijët dhe më pas vranë 34 prej tyre. I mbijetuari i vetëm ishte Nuredin Morina./Lajmi.net/