Sulmoi seksualisht vajzën e tij 13 vjeçare, Prokuroria në Pejë ka kërkuar paraburgimin e të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Pejë, ka kërkuar të caktohet masa e paraburgimit ndaj një të personi që dyshohet për ngacmim seksual të vajzës së tij 13 vjeçare. Siç dihet deri më tani, rasti ka ndodhur më 2 nëntor të këtij viti. Rasti u konfirmua edhe nga Prokuroria e Pejës. “Ajo çka mund të konfirmoj është se…
Lajme
Prokuroria Themelore në Pejë, ka kërkuar të caktohet masa e paraburgimit ndaj një të personi që dyshohet për ngacmim seksual të vajzës së tij 13 vjeçare.
Siç dihet deri më tani, rasti ka ndodhur më 2 nëntor të këtij viti.
Rasti u konfirmua edhe nga Prokuroria e Pejës.
“Ajo çka mund të konfirmoj është se një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale kundër integritetit seksual. Për të njëjtin, prokurori i shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprat penale të cilat i vihen në marrë. Viktima ka marrë tretmanin e duhur”, ka thënë për lajmi.net zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Sipas informacioneve, prindërit e të miturës ishin të ndarë dhe vajza qëndronte herë pas here te babai i saj. Gjatë intervistimit, në kushte të përshtatshme për trajtimin e fëmijëve, ajo ka deklaruar se ishte përballur me ngacmime seksuale në forma të ndryshme.
Rasti ishte raportuar edhe përmes raportit 24 orësh ku thuhet se i dyshuari është arrestuar.
“Pejë / NN. Më 02.11.2026 është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet që e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është intervistuar viktima femër kosovare dhe dëshmitarja femër kosovare. Pas kontrollit të banesës së të dyshuarit mashkull kosovar në cilësi të provave materiale është sekuestruar një llap-top dhe dy telefona celularë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Në media është raportuar se vajza e mitur është vendosur në strehim të sigurt nën përkujdesjen e institucioneve kompetente./Lajmi.net/