Koci kritikon shtyrjen e seancës për krime lufte ndaj Ramadan Morinës: Joprofesionalizëm dhe joseriozitet në organizimin e punës së Gjykatës

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka kritikuar shtyrjen e seancës gjyqësore për krime lufte ku i akuzuar është Ramadan Morina, për shkak të vonesës së dy gjykatësve. Përmes një postimi në Facebook, Koci ka thënë se në gjykimet për krime lufte, Kosova duhet të jap shembull. “Serioziteti, analiza e provave dhe respektimi i të…

Lajme

04/11/2026 10:39

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka kritikuar shtyrjen e seancës gjyqësore për krime lufte ku i akuzuar është Ramadan Morina, për shkak të vonesës së dy gjykatësve.

Përmes një postimi në Facebook, Koci ka thënë se në gjykimet për krime lufte, Kosova duhet të jap shembull.

“Serioziteti, analiza e provave dhe respektimi i të drejtave individuale duhet me qenë model edhe për Gjykatën Speciale në Hagë. Kur këto standarde i zbatojmë vetë, kemi më shumë besueshmëri kur kërkojmë që të respektohen edhe në gjykimin e Hashimit dhe të tjerëve”, ka thënë Koci.

Ai ka thënë se vonesa e dy gjyqtarëve tregon joprofesionalizëm dhe mungesë serioziteti në organizimin e punës së Gjykatës.

“Paramendoni çfarë reagimi do të kishim po të ndodhte kjo në gjykimin e Hashimit dhe të tjerëve në Hagë”, ka shtuar Koci. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: