Përparim Rama kujton Zahir Pajazitin: Heronjtë kanë vetëm ditëlindje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar sot ditëlindjen e heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se në Orllan është nderuar figura e Pajazitit, duke vlerësuar kontributin e tij në çlirimin e Kosovës. “Heronjtë kanë vetëm ditëlindje”, ka shkruar Rama, duke theksuar se emri i Zahir…

Lajme

01/11/2026 17:15

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar sot ditëlindjen e heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se në Orllan është nderuar figura e Pajazitit, duke vlerësuar kontributin e tij në çlirimin e Kosovës.

“Heronjtë kanë vetëm ditëlindje”, ka shkruar Rama, duke theksuar se emri i Zahir Pajazitit mbetet i përjetshëm në historinë e Kosovës.

Ai ka thënë se Llapi dhe Gollaku e mbajnë me krenari emrin e tij, ndërsa mbarë Kosova e ka në themelet e lirisë.

Në fund, Rama ka bërë thirrje për forcimin e shtetit, ruajtjen e lirisë dhe shërbimin ndaj Kosovës me nder e përkushtim, duke përfunduar postimin me fjalët: “Lavdi e përjetshme Zahir Pajazitit dhe dëshmorëve të kombit”. /Lajmi.net/