Arrestohet 65-vjeçari për vrasjen e rëndë në Gjilan, dyshohet se vrau djalin dhe mbesën foshnje

Një 65-vjeçar është arrestuar në lidhje me rastin tragjik në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku të dielën u gjetën pa shenja jete djali i tij 27-vjeçar dhe mbesa foshnjë. Arrestimin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari është babai…

Lajme

01/11/2026 15:28

Një 65-vjeçar është arrestuar në lidhje me rastin tragjik në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku të dielën u gjetën pa shenja jete djali i tij 27-vjeçar dhe mbesa foshnjë.

Arrestimin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari është babai i viktimës 27-vjeçare.

Sipas Hashanit, pas veprimeve fillestare hetimore është dyshuar se ngjarja ka ndodhur brenda familjes, ndërsa rasti tashmë është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

I dyshuari, 65-vjeçar, është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Ndryshe, rreth orës 08:47 të 1 nëntorit, Policia kishte pranuar informacion për dy trupa të pajetë në një shtëpi në Demiraj. Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku ishte konstatuar vdekja e të dy personave.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit. /Lajmi.net/