Posta e Kosovës nderon festivalin “Akordet e Kosovës” me pullë të veçantë postare
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj dhe në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka emetuar një pullë të veçantë postare kushtuar festivalit “Akordet e Kosovës”. Pulla postare u promovua të premten mbrëma, në natën e parë të festivalit, në praninë e artistëve, mysafirëve dhe spektatorëve të shumtë. “Emisioni filatelik përfshin pullën postare…
Lajme
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj dhe në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka emetuar një pullë të veçantë postare kushtuar festivalit “Akordet e Kosovës”.
Pulla postare u promovua të premten mbrëma, në natën e parë të festivalit, në praninë e artistëve, mysafirëve dhe spektatorëve të shumtë.
“Emisioni filatelik përfshin pullën postare dhe zarfin e Ditës së Parë, përmes të cilit Posta e Kosovës nderon rikthimin e festivalit “Akordet e Kosovës”, duke sjell përtej kufijve historinë, identitetin dhe trashëgiminë muzikore e kulturore të Republikës së Kosovës”.