Bislimaj për rastin Arlinda Zekaj: Viktima nuk ka qenë asnjëherë pa mbrojtje gjyqësore

I ftuar në emisionin TEMPUS, që transmetohet në televizionin T7, anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Besnik Bislimaj, ka folur për dështimin institucional në rastin e Arlinda Zekajt. Ai ka deklaruar se pala ka qenë e mbrojtur me vendim gjyqësor dhe se masat kanë qenë në fuqi, pavarësisht pamundësisë për mbajtjen e seancës. Ai ka…

Lajme

30/10/2026 21:13

I ftuar në emisionin TEMPUS, që transmetohet në televizionin T7, anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Besnik Bislimaj, ka folur për dështimin institucional në rastin e Arlinda Zekajt.

Ai ka deklaruar se pala ka qenë e mbrojtur me vendim gjyqësor dhe se masat kanë qenë në fuqi, pavarësisht pamundësisë për mbajtjen e seancës.

Ai ka treguar shkaqet e vonesës së mbajtjes së seancës gjyqësore, duke u arsyetuar me mungesën e një raporti nga QPS.

“…Në mënyrë konsistente, mbrojtja ka ekzistuar. Vonesa e seancës në këtë pjesë ka qenë vetëm sa i përket besimit të fëmijëve në shkresat e lëndës që kemi pranuar. Kërkesat e palës për lëshimin e urdhrit emergjent mbrojtës nuk kemi parë asnjëherë, të paktën nuk kemi evidentuar se pala ka kërkuar mbrojtje edhe ndaj fëmijës, por ka pasur kërkesë për ruajtje dhe besim.

Është e vërtetë se ka kaluar afati prej shtatë ditësh, por gjyqtari e ka pasur të pamundur ta mbajë seancën. Fillimisht, më 24 shtator është mbajtur seanca, pavarësisht se kryesi ka qenë jashtë vendit. Pastaj ka dalë nevoja për hartimin e raportit nga QPS-ja. Seanca e 5 tetorit ka dështuar për shkak se QPS-ja nuk e ka dorëzuar raportin me kohë dhe, për këtë arsye, ka pasur vonesë. Në asnjë moment viktima nuk ka qenë pa mbrojtje gjyqësore”, tha Bislimaj.