Musliu-Shoshi: 44 ditë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, institucionet ende pa plan për mbrojtjen e historisë së luftës

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar institucionet e Kosovës, duke thënë se edhe 44 ditë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, nuk ka ende një plan konkret për mbrojtjen e historisë dhe të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi ka thënë se institucionet nuk kanë…

Lajme

30/10/2026 20:04

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar institucionet e Kosovës, duke thënë se edhe 44 ditë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, nuk ka ende një plan konkret për mbrojtjen e historisë dhe të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi ka thënë se institucionet nuk kanë hartuar strategji, platformë apo buxhet për këtë çështje.

Ajo ka theksuar se historia e UÇK-së nuk mbrohet vetëm përmes deklaratave patriotike apo grupeve të punës, por kërkon veprime konkrete, diplomaci dhe planifikim institucional.

“Çdo ditë e humbur është një ditë më shumë e braktisjes institucionale të çlirimtarëve tanë!”, ka shkruar Musliu-Shoshi./Lajmi.net/