Kurti në pritje të raporteve nga Gërvalla dhe Sveçla, nuk përgjigjet nëse do të ketë shkarkime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së sotme do të ndërmarrë masa konkrete lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Kurti iu ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, raporte të detajuara për të identifikuar lëshimet e mundshme të institucioneve përgjegjëse për rastin.…

Lajme

29/10/2026 15:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së sotme do të ndërmarrë masa konkrete lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Kurti iu ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, raporte të detajuara për të identifikuar lëshimet e mundshme të institucioneve përgjegjëse për rastin.

Afati i përcaktuar nga kryeministri për dorëzimin e raporteve përfundon sot, para orës 18:00.

Ai pati paralajmëruar se vendimet do të merren pas shqyrtimit të raporteve dhe publikimit të informatave përkatëse.