Presidentja Shiroka Pula priti ambasadorin britanik, diskutojnë për sigurinë dhe partneritetin strategjik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili e uroi për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në ushtrimin e mandatit. Presidentja Shiroka Pula e ka falenderuar ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për…

Lajme

29/10/2026 15:41

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili e uroi për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në ushtrimin e mandatit.

Presidentja Shiroka Pula e ka falenderuar ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.

“Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në siguri, mbrojtje dhe zhvillim ekonomik, si dhe për proceset integruese euroatlantike të Kosovës. Presidentja Shiroka Pula ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar dhe shprehu mirënjohjen për kontributin e saj në sigurinë, zhvillimin dhe avancimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim të Presidencës. /Lajmi.net/