Apeli sqaron pse një pjesë e seancës për vrasjen e Liridona Ademajt u mbajt me dyer të mbyllura
Gjykata e Apelit ka sqaruar se seanca gjyqësore në çështjen penale për vrasjen e Liridona Ademajt është zhvilluar pjesërisht e hapur për publikun, ndërsa një pjesë e saj është mbajtur me dyer të mbyllura. Gjykata e Apelit bëri të ditur se vendimi është marrë nga kolegji gjykues, në përputhje me dispozitat ligjore të procedurës penale.…
Lajme
Gjykata e Apelit ka sqaruar se seanca gjyqësore në çështjen penale për vrasjen e Liridona Ademajt është zhvilluar pjesërisht e hapur për publikun, ndërsa një pjesë e saj është mbajtur me dyer të mbyllura.
Gjykata e Apelit bëri të ditur se vendimi është marrë nga kolegji gjykues, në përputhje me dispozitat ligjore të procedurës penale.
Sipas gjykatës, mbyllja e një pjese të seancës është bërë për shkak të natyrës së çështjeve të trajtuara, të cilat kanë paraqitur nevojën për mbrojtjen e jetës private dhe familjare të pjesëmarrësve në procedurë.
Komunikatë e plotë:
Sqarim lidhur me zhvillimin e seancës gjyqësore në çështjen penale të vrasjes së Liridona Ademaj
Prishtinë, 29 tetor 2026 – Gjykata e Apelit, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, sqaron se seanca gjyqësore e mbajtur nga kolegji i kësaj gjykate në çështjen penale Pakr.nr.480/2026, është zhvilluar pjesërisht e hapur për publikun, ndërsa një pjesë e saj është mbyllur.
Ky vendim është marrë nga kolegji gjykues i çështjes penale në fjalë, në përputhje me dispozitat ligjore të procedurës penale, duke pasur parasysh natyrën e çështjeve të trajtuara, të cilat kanë paraqitur nevojën për mbrojtjen e jetës private dhe familjare të pjesëmarrësve në procedurë.
Bëjmë me dije se, në këtë çështje penale edhe në procedurën e zhvilluar në shkallë të parë, një pjesë e seancave gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura.
Gjykata e Apelit thekson se mbetet e përkushtuar ndaj transparencës dhe informimit të drejtë të publikut, duke respektuar njëkohësisht detyrimet ligjore që lidhen me zhvillimin e procedurave gjyqësore dhe mbrojtjen e të drejtave të palëve./Lajmi.net/