Nuk ndalen thumbat ndaj ish-banorëve të “BBVA”, Miri i përgjigjet Rogertit me dy mesazhe
Pas bujës që shkaktoi maica e Brikenës me dedikimin për Mateo Borrin dhe ironisë së Rogert Sterkajt me foton e Mirit, të shoqëruar me mbishkrimin “I’m private property of Seline Bollati”, ka reaguar edhe vetë Miri. Ai ka publikuar dy InstaStory radhazi në profilin e tij zyrtar, duke iu përgjigjur me të njëjtën monedhë dhe…
ShowBiz
Pas bujës që shkaktoi maica e Brikenës me dedikimin për Mateo Borrin dhe ironisë së Rogert Sterkajt me foton e Mirit, të shoqëruar me mbishkrimin “I’m private property of Seline Bollati”, ka reaguar edhe vetë Miri.
Ai ka publikuar dy InstaStory radhazi në profilin e tij zyrtar, duke iu përgjigjur me të njëjtën monedhë dhe me batuta plot ironi.
Në Story-n e parë, Miri shfaqet me një pamje serioze, ndërsa mbi fotografi ka vendosur një shprehje ironike:
“S’ke ç’i bën, si është ajo shprehja: Rron shqiponja në majë të malit, rron dhe miza në b*thë të kalit!”
Ndërkaq, në Story-n e dytë, ai ka publikuar një tjetër selfie, të shoqëruar me një tjetër shprehje popullore:
“Gjithë jetën pilaf me miza do hash!”
Me këto dy postime, Miri ka vazhduar shkëmbimin e batutave që nisi pas ironisë së Rogertit, duke e mbajtur gjallë këtë situatë që ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

