“Ajo iu kërkoi ndihmë, ku ishit ju” – Protestuesit vendosin letra te Ministria e Drejtësisë

Edhe në ditën e dytë të protestës, qytetarë të shumtë kanë marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar drejtësi dhe llogaridhënie për rastin e Arlinda Zekajt. Sikur një ditë më parë, edhe gjatë së enjtes, protestuesit janë ndaluar te Ministria e Drejtësisë, ku po kërkohet dorëheqja ose shkarkimi i Donika Gërvallës. Përveç Gërvallës, kërkesë tjetër…

Lajme

29/10/2026 16:38

Edhe në ditën e dytë të protestës, qytetarë të shumtë kanë marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar drejtësi dhe llogaridhënie për rastin e Arlinda Zekajt.

Sikur një ditë më parë, edhe gjatë së enjtes, protestuesit janë ndaluar te Ministria e Drejtësisë, ku po kërkohet dorëheqja ose shkarkimi i Donika Gërvallës.

Përveç Gërvallës, kërkesë tjetër e protestuesve është edhe dorëheqja ose shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Dorëheqje” dhe “Duam drejtësi”, janë thirrjet kryesore të protestuesve.

Gjithashtu, para Ministrisë së Drejtësië është lëshuar edhe tym i zi dhe janë vendosur letra e pankarta me mbishkrime të ndryshme.

“Ajo iu kërkoi ndihmë, ku ishit ju” shkruhet në letrat e vendosura të Ministria Drejtësisë. /Lajmi.net/