Pas suspendimit të Lumturije Vuçetajt, Valbona Disha Haxhosaj caktohet U.D. e kryeprokurores së Pejës

Këshilli prokurorial i Kosovës mori sot vendim për suspendimin e Kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj. Propozimi për shkarkimin e tij erdhi pas rastit tragjik të Arlinda Zekaj, e cila u vra nga kunati i saj, Albert Sylaj pas rasteve të shumta të raportuara në polici e prokurori mbi presionin, shantazhin, kërcënimet që ia bën ai…

Lajme

29/10/2026 14:10

Këshilli prokurorial i Kosovës mori sot vendim për suspendimin e Kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj.

Propozimi për shkarkimin e tij erdhi pas rastit tragjik të Arlinda Zekaj, e cila u vra nga kunati i saj, Albert Sylaj pas rasteve të shumta të raportuara në polici e prokurori mbi presionin, shantazhin, kërcënimet që ia bën ai dhe ish-bashkëshortin Jeton Sylaj.

Pas lajmit për suspendimin e kryeprokurores dhe koordinatores për dhunë në familje, Arlinda Nallbani-Gacaferri është konfirmuar se ushtruese e detyrës si Kryeprokruores e Pejës tani e tutje do të jetë, Prokurorja Valbona Disha Haxhosaj.

Ndaj të dyjave janë iniciuar edhe procedura disiplinore për të vlerësuar përgjegjësinë e mundshme lidhur me veprimet apo mosveprimet gjatë trajtimit të rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Vendimet janë ndërmarrë pas rekomandimeve të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, bazuar në raportin e hartuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit për veprimet e ndërmarra nga prokurorial./Lajmi.net/