Këshilli Prokurorial suspendon edhe Arlinda Nallbani Gacaferri, koordinatoren për dhunë në familje
Këshilli Prokurorial i Kosovës mori vendim sot për suspendonin e Kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj. Pas kësaj, Këshilli mori vendim po ashtu edhe të koordinatores për dhunë në familje, Arlinda Nallbani Gacaferri. Sipas burimeve të lajmi.net KPK vendosi që t’i suspendojë të dyja pas rastit tragjik të Arlinda Zekaj në Pejë dhe pas gjithë raportimeve…
Lajme
Këshilli Prokurorial i Kosovës mori vendim sot për suspendonin e Kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj.
Pas kësaj, Këshilli mori vendim po ashtu edhe të koordinatores për dhunë në familje, Arlinda Nallbani Gacaferri.
Sipas burimeve të lajmi.net KPK vendosi që t’i suspendojë të dyja pas rastit tragjik të Arlinda Zekaj në Pejë dhe pas gjithë raportimeve në këtë rast, detaje tronditëse ku flisnin për neglizhencë të hapur nga hetuesia në Pejë ndaj raportimeve të vazhdueshme për dhunë në familje, kërcënime e deri tek paralajmërimet se do e vrasin tanimë të ndjerën.
Në mbledhjen e mbyllur për publikun KPK-ja mori dy vendime në lidhje me këtë rast.
Vendimet janë marrë pas rekomandimeve të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, bazuar në raportin e hartuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit lidhur me veprimet e ndërmarra nga prokuroria.
Suspendimi i dy zyrtareve vjen pas reagimeve të shumta për trajtimin institucional të rastit të Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar ndihmë dhe masa mbrojtëse nga organet kompetente përpara se të vritej.Lajmi.net/