“Edhe nëse më vrasin, kanë me dhanë përgjegjësi”, publikohet biseda e Arlindës me motrën
Emisioni hulumtues “MAT” ka publikuar një tjetër bisedë të Arlinda Zekajt me motrën e saj, në të cilën e ndjera shpreh frikën për sigurinë e saj, shqetësimin për djalin dhe pasigurinë që ndiente pavarësisht vendimit mbrojtës. Në bisedën e publikuar, Arlinda dëgjohet duke thënë se do ta thërriste vazhdimisht Policinë nëse personi të cilit i…
Lajme
Emisioni hulumtues “MAT” ka publikuar një tjetër bisedë të Arlinda Zekajt me motrën e saj, në të cilën e ndjera shpreh frikën për sigurinë e saj, shqetësimin për djalin dhe pasigurinë që ndiente pavarësisht vendimit mbrojtës.
Në bisedën e publikuar, Arlinda dëgjohet duke thënë se do ta thërriste vazhdimisht Policinë nëse personi të cilit i referohet si Jetoni do t’i afrohej më pak se dy metra. Ajo shpreh shqetësimin edhe për djalin e saj, duke thënë se nuk e dinte nëse ai ishte sjellë pranë saj.
Gjatë bisedës, Arlinda thotë se do të kërkonte ndihmë nga Policia sa herë që do ta konsideronte të nevojshme, ndërsa në fund shpreh frikën për jetën e saj dhe kërkon që përgjegjësit të japin llogari.
Më poshtë, biseda e plotë:
“Allo, allo, po, jo, nuk rrin policia, veç le të provojnë, le të më prekin, edhe tani s’ka veç dijeni ju, familja jem, dijeni ku me ju drejtu ambasadës nëse mu më gjen diçka, se unë nuk dal prej shpie, me ditë që rrotullohet krejt dynjaja se qashtu po provojnë këta.
Unë hi e msheli derën, nuk guxon Jetoni, sa të më afrohet automatikisht dy metra, unë e thirri prapë Policinë, kanë me ardhë orë e çast sonte, se dy metra nuk guxon.
More, duhet këta edhe djalin me ma dhanë, djali nuk di as nuk di ku është djali. Motër, motër, qit qëllim e kanë këta, qit qëllim. Jo more, se nuk du, edhe djali ka me nejt qaty ngat meje, djali ka me nejt ngat meje, motër.
Se kanë pru more, nuk e di a e kanë pru djalin. Unë qitash hi e kqyri, që jo, ka me hi me i thirr apet 192, që jo, apet, apet. Dy metra, nëse më afrohet, e kam vendimin. Nëse më ofrohet dy metra, ujë, kur të hi në dhomë qaty, këta kanë me më dhanë përgjegjësi. Ka me i thirr çdo natë, a pe din, çdo sekondë ka me thirr 192.
Motër, nuk m’lajnë ma me hi në shpi këtu edhe thojnë u largu prej djalit ti, a s’pe din çfarë shteti është ky? Po s’ma dhanë, nuk ma dhanë, veç çelësin, veç çelësin ma kanë dhanë, thanë deri qitu me të pru.
Unë kam me i thirr çdo sekondë, nëse më afrohet dy metra Jetoni, unë i thirri. Hiq mos u bo marak, edhe nëse më mytin, këta kanë me dhanë përgjegjësi.” /Lajmi.net/