​KPK diskuton rastin e Arlinda Zekajt, e mbyllur për media

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka nisur sot mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave. Në të pritet të shqyrtohet raporti për veprimet e Prokurorisë së Pejës në lidhje me rastin. Artlinda Zekaj u vra të dielën në Vitomiricë…

Lajme

29/10/2026 13:27

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka nisur sot mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave. Në të pritet të shqyrtohet raporti për veprimet e Prokurorisë së Pejës në lidhje me rastin.

Artlinda Zekaj u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës nga kunati i saj, i cili tashmë është arrestuar. Vrasja e Zekajt ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë.