Vëllai i Liridona Ademajt pas seancës së mbyllur për media: Presim burgim të përjetshëm për Murselin, Plavën dhe Kokallën

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka reaguar pas përfundimit të seancës së sotme në Gjykatën e Apelit, lidhur me rastin e vrasjes së motrës së tij. Ai e ka kritikuar vendimin për mbajtjen e seancës të mbyllur për media, duke thënë se ajo që ndodhi në gjykatë nuk ishte e hijshme, raporton lajmi.net Ademaj…

Lajme

29/10/2026 13:17

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka reaguar pas përfundimit të seancës së sotme në Gjykatën e Apelit, lidhur me rastin e vrasjes së motrës së tij.

Ai e ka kritikuar vendimin për mbajtjen e seancës të mbyllur për media, duke thënë se ajo që ndodhi në gjykatë nuk ishte e hijshme, raporton lajmi.net

Ademaj ka theksuar se familja pret që të akuzuarit të dënohen me burgim të përjetshëm. Këtë dënim e kërkojnë për Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa shpresojnë që i njëjti vendim të merret edhe për Kushtrim Kokallën.

“Çfarë pamë ne sot në këtë seancë, nuk ishte e hijshme. Sot gjykata mundi ta thotë të vërtetën dhe t’i lirojë mediat, e të krijojë bindjen se i mbron gratë, motrat e nënat tona.

Ne presim që vendimi të jetë ai si për Naimin, Granitin me burgim të përjetshëm dhe shpresojmë që këtij vendimi t’i bashkëngjitet edhe Kushtrim Kokalla”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Naim Murseli është ankuar në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar që t’i shqiptohet një dënim më i butë./Lajmi.net/