Albulena Haxhiu-deputetëve: Mos pini duhan brenda, timi deri tek unë po vie- në të kundërtën do e thërrasë Inspektoratin t’ju gjobisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pasur një kërkesë specifike për deputetët e Kuvendit. Ajo kërkoi që të mos pihet duhan në Kuvend të Kosovës pasi që s’po arrijnë as të mbajnë siç duhet seancën. Ajo deklaroi se e ka të vështirë edhe vetë të flasë dhe të mbajë seancën pasi timi po…

Lajme

29/10/2026 11:10

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pasur një kërkesë specifike për deputetët e Kuvendit.

Ajo kërkoi që të mos pihet duhan në Kuvend të Kosovës pasi që s’po arrijnë as të mbajnë siç duhet seancën.

Ajo deklaroi se e ka të vështirë edhe vetë të flasë dhe të mbajë seancën pasi timi po shkon deri tek ajo.

“Mos e bëni këtë ose do të më duhet të thërrasë inspektoratin dhe t’u shqiptojë gjoba për këtë”, transmeton lajmi.net.

Ajo tha se është thirrja e fundit dhe ta kenë parasysh.

“Realisht cenon edhe zbatimin e barabartë të ligjit,sepse ne duhet të jemi shembull para se me kërku nga të tjerët”.

Ajo bëri thirrje të respektohet Ligji për mospirje të duhanit në ambiente të mbyllura, që është votuar në këtë Kuvend të Kosovës./Lajmi.net/