Protesta për Arlinda Zekaj sot në Prishtinë, Pejë dhe Ferizaj, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Protestat për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për të gjitha gratë e vrara në Kosovë do të vazhdojnë sot, më 29 tetor, edhe në Pejë përveçse në Prishtinë dhe Ferizaj. Kështu ka bërë të ditur Iniciativa “Peja Nuk Hesht”, duke shtuar se protesta do organizohet në bashkëpunim me QIKA-n dhe Rrjetin e Grave të Kosovës.…

Lajme

29/10/2026 10:29

Protestat për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për të gjitha gratë e vrara në Kosovë do të vazhdojnë sot, më 29 tetor, edhe në Pejë përveçse në Prishtinë dhe Ferizaj.

Kështu ka bërë të ditur Iniciativa “Peja Nuk Hesht”, duke shtuar se protesta do organizohet në bashkëpunim me QIKA-n dhe Rrjetin e Grave të Kosovës.

Njoftimi:

Peja nuk hesht! Kërkojmë drejtësi për Arlinda Zekaj!

Sheshi Skenderbeu, në Pejë, ora 12:00.

Ditët e fundit kemi parë një zingjir dështimesh institucionale të cilan përfunduan në vrasjen e Arlinda Zekaj. Vetëm pak pasi u shoqërua nga policia në shtëpi ajo u vra mizorisht me sopat u vra nga kunati i saj. Ky rast i femicidit ishte dokumentuar nga e ndjera me një varg ankesash rreth papërgjegjsisë së Prokurorisë e Poicisë së shtetit të Kosovës, dhe Qendrës për Punë Sociale në Pejë.

Rasti i Arlindës është rasti i shtatë i raportuar i femicidit këtë vit. Ne, si bashkëqytetarë, nuk mund të heshtim gjerësa gratë vazhdojnë të vriten padrejtësisht.

Solidarizohemi dhe jehojmë kërkesat e protestës kombëtare së të mërkurës, në ora 16:00, në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, të thirrur nga Kolektivi Feminist për Mendim dhe Veprim Feminist. Vrasja e Grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare!

Për Arlindën, për çdo grua, për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale!