Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në rastin e Masakrës së Padalishtës
Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për krime lufte në rastin e Masakrës së Padalishtës, të ndodhur më 26 mars 1999 në komunën e Istogut. Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur se të dyshuarit me inicialet Z.B. dhe G.B. janë arrestuar të enjten në fshatrat Osojan dhe Cerkolez të Istogut. Arrestimet…
Lajme
Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për krime lufte në rastin e Masakrës së Padalishtës, të ndodhur më 26 mars 1999 në komunën e Istogut.
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur se të dyshuarit me inicialet Z.B. dhe G.B. janë arrestuar të enjten në fshatrat Osojan dhe Cerkolez të Istogut.
Arrestimet janë rezultat i hetimeve të zhvilluara për një periudhë të gjatë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale.
Sipas komunikatës së përbashkët, veprimet e mëtejshme lidhur me rastin do të vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë Speciale. /Lajmi.net/