Protesta për Arlinda Zekajn, protestuesit rrëzojnë kontejnerë dhe marshojnë drejt institucioneve

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. protestuesit pritet të marshojnë drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës. “Andaj, të mërkurën, të ejten, të premten e ditët në vijim, ne…

Lajme

28/10/2026 16:36

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Protesta, është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

protestuesit pritet të marshojnë drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës.

“Andaj, të mërkurën, të ejten, të premten e ditët në vijim, ne do dalim rrugëve, e do bllokojmë institucione sepse është momenti i fundit që ky shtet të jap llogari. Nisemi prej sheshit Zahiri, te Ministrinë e Drejtësisë, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Policia e deri te Qeveria”, thuhet në thirrjen e Kolektivit, i cili ka kërkuar organizim dhe solidarizim kombëtar.

Gjatë protestës, janë rrëzuar edhe disa kontejnerë./Lajmi.net/