Protestueset për rastin e Arlinda Zekajt hyjnë në oborrin e Ministrisë së Drejtësisë, shihet prani e shtuar e policisë

Protestueset që po kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn kanë arritur edhe te Ministria e Drejtësisë në Prishtinë. Gjatë marshimit, protestueset kanë hyrë në oborrin e ministrisë, ku janë parë edhe pjesëtare të Policisë së Kosovës, përfshirë police gra. Protesta po mbahet pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ndërsa organizatorët po kërkojnë llogaridhënie institucionale dhe përgjegjësi për…

Lajme

28/10/2026 16:26

Protestueset që po kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn kanë arritur edhe te Ministria e Drejtësisë në Prishtinë.

Gjatë marshimit, protestueset kanë hyrë në oborrin e ministrisë, ku janë parë edhe pjesëtare të Policisë së Kosovës, përfshirë police gra.

Protesta po mbahet pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ndërsa organizatorët po kërkojnë llogaridhënie institucionale dhe përgjegjësi për mbrojtjen e grave nga dhuna. /Lajmi.net/