Edhe emrat e showbizit në protestën për Arlinda Zekajn, Ibro Deli dhe Miran Ramadani i bashkohen tubimit

Edhe nga bota e showbizit ka pjesëmarrës në protestën e organizuar në Prishtinë për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Në mesin e pjesëmarrësve janë parë këngëtari Ibro Deli dhe komediani Miran Ramadani, të cilët i janë bashkuar protestës që ka nisur në sheshin “Zahir Pajaziti”. Protesta është organizuar…

ShowBiz

28/10/2026 16:17

Edhe nga bota e showbizit ka pjesëmarrës në protestën e organizuar në Prishtinë për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Në mesin e pjesëmarrësve janë parë këngëtari Ibro Deli dhe komediani Miran Ramadani, të cilët i janë bashkuar protestës që ka nisur në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Protesta është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, i cili ka kërkuar llogaridhënie institucionale dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave nga dhuna.

Nga sheshi “Zahir Pajaziti”, protestuesit pritet të marshojnë drejt institucioneve të vendit, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë. /Lajmi.net/