“Nanë të dua shumë, por duhet të qëndroj te babi” – Familjarët e Arlinda Zekajt në protestë me fotografinë e saj dhe të djalit të saj
Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, numër i madh i qytetarëve po protesojnë duke kërkuar drejtësi për rastin e Arlinda Zekajt. Në mesin e tyre janë edhe familjarë të Arlindës. Ata po mbajnë në duar fotografi të saj dhe të djalit të saj me tekste të ndryshme. Në njërën nga fotografitë e saj, ata kanë…
Lajme
Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, numër i madh i qytetarëve po protesojnë duke kërkuar drejtësi për rastin e Arlinda Zekajt.
Në mesin e tyre janë edhe familjarë të Arlindës.
Ata po mbajnë në duar fotografi të saj dhe të djalit të saj me tekste të ndryshme.
Në njërën nga fotografitë e saj, ata kanë cituar fjalinë e saj në letrën që i kishte dërguar kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, duke i kërkuar mbrojtje dhe duke e informuar për rrezikun që i kanoset.
“Pas vrasjes time, nuk pres të përgjigjeni por pres të mos mund të flini”, thuhet në njërën nga pankartat.
Në fotografinë e saj me të birin, shkruhet “Nana të dua shumë, por duhet të qëndroj te babi”.
Arlinda Sadiku është vrarë të dielën nga kunati i saj në Vitomericë të Pejës. /Lajmi.net/

