Kurti shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit hekurudhor në Spanjë
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për jetët e humbura sot në Spanjë nga një aksident që ndodhi në Madrid mes dy trenave të shpejtë. “Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për aksidentin hekurudhor në Spanjë, i cili ka marrë dhjetëra jetë njerëzish. Ngushëllimet e mia më të sinqerta i shpreh kryeministrit Pedro Sánchez, familjeve të viktimave…
Lajme
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për jetët e humbura sot në Spanjë nga një aksident që ndodhi në Madrid mes dy trenave të shpejtë.
“Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për aksidentin hekurudhor në Spanjë, i cili ka marrë dhjetëra jetë njerëzish. Ngushëllimet e mia më të sinqerta i shpreh kryeministrit Pedro Sánchez, familjeve të viktimave dhe popullit të Spanjës në këtë ditë tragjike”, ka shkruar Kurti në X.
Dy trena me shpejtësi të lartë janë përplasur në Spanjë, duke shkaktuar ndërprerjen e linjës hekurudhore që lidh Madridin me rajonin jugor të Andaluzisë, njoftoi operatori hekurudhor Adif.
Të paktën 64 persona kanë humbur jetën nga aksidenti, njoftuan autoritetet rajonale të Castilla-La Mancha.
Ende nuk dihen detajet e plota të shkakut të aksidentet.
Deeply saddened to hear about the train crash in Spain that has claimed dozens of lives. My heartfelt condolences go to Prime Minister Sánchez (@sanchezcastejon), the families of the victims, and the people of Spain on this tragic day.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 28, 2026